Leonardo da Vinci ka gjashtë pasardhës të tij në jetë. Ata janë identifikuar nëpërmjet analizave gjenetike dhe rezulton të jenë meshkuj, pasardhës të drejtpërdrejtë të babait dhe vëllezërve të gjeniut më të madh që njerëzimi ka njohur.
Konfirmimi mbërrin nga kromozomi Y, në këta gjashtë meshkuj, të gjithë nga Toscana. Deri më tani shumë institute shkencore në botë janë angazhuar prej vitesh në studimin e Leonardos, rrënjëve të tij dhe pasardhësve, duke ndërtuar edhe pemën gjenealogjike të familjes Vinci, që aktualisht është e plotësuar nga 400 persona në 21 gjenerata, duke nisur nga vitit 1331.
Ekipet kërkimore konfirmojnë se do të vijojnë analiza të mëtejshme edhe tek sepulturat e të afërmve të tij të brezave të mëparshëm për konfrontimin kromozomit Y.
Studimi i ADN-së së Leonardo Da Vincit po kryhet dhe shërben për të kuptuar më shumë mbi aftësitë e jashtëzakonshme që ai kishte, që nga mprehtësia pamore deri tek krijimtaria.
Klan News