Doli në dritë gjatë hapjes së themeleve të një pallati

Siç po ndodh shpesh së fundmi, gërmimet për ndërtimin e godinave të reja po nxjerrin në sipërfaqe objekte arkeologjike me vlerë. Qyteti i Durrësit është bujar kur vjen puna për artefaktet historike, siç është edhe ky mozaik, që tashmë i shtohet monumenteve unikale të qytetit historik.

Bëhet fjalë për një pasuri të rrallë historike që doli në dritë, teksa po gërmohej për të rindërtuar shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” me fondet e BE.

Arkeologu Luan Përzhita, që po drejton tashmë punën për këtë zbulim shprehet se ky mozaik është unik jo vetëm në vendin tonë për në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Mozaiku mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metër katror, i veshur me gurë ngjyrë blu dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe florale. Krah tij është zbuluar dhe një mur 3 metër i lartë.

Tv Klan

/tvklan.al