Partia Demokratike ka caktuar këtë të premte, 10 tetor, emrat e kandidatëve të pavarur që do të mbështesë në zgjedhjet e pjesshme që pritet të zhvillohen në gjashtë bashki.
Gazetari i Klan News Enkel Xhangolli raporton se të gjithë kandidatët e miratuar nga opozita pas një procesi negociimi janë të pavarur, por të mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët.
Kandidatët e mbështetur nga PD:
Tiranë – Florjan Binaj
Tepelenë- Gabriel Guma
Vlorë – Dionis Sota
Mat – Eduart Brahilika
Cërrik – Amarildo Hoxha
Berat – Pavlo Shkarpa
Ndërkohë sjellim ndërmend se më 7 tetor, u zyrtarizuan edhe kandidatët nga Partia Socialiste që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Kandidatët e PS-së:
Tiranë – Ogerta Manastirliu
Tepelenë – Gramoz Sako
Vlorë – Brunilda Mersini
Mat – Altin Bojni
Cërrik – Florenc Doka
Berat – Ervin Ceca
Nëse në Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë do të zhvillohen në datën 9 nëntor të dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, zgjedhjet për Tiranën ende nuk dihet se kur do të mbahen, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar vetëm një ditë më parë dekretin e presidentit pas ankimimit të Erion Veliajt, që kundërshton shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie.












Botërori 2026 
