Mbeten në spital 5 të lënduarit nga zjarri i një dite më parë në një hotel në Lungomare të Vlorës. Sipas mjekëve, pacientët do të mbahen nën kontroll për 48 orë.
Në QSUT po marrin trajtim 3 qytetarë, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë, për shkak të përqindjes së lartë të djegies. Ndërsa në Spitalin e Traumës po trajtohen dy persona me dëmtime për shkak të hedhjes nga lartësia.
Mjekët thonë se të lënduarit do të vijojnë të qëndrojnë për trajtim mjekësor në spital.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
