Emisari amerikan për Sirinë, Tom Barrack, deklaroi të dielën për agjencinë shtetërore turke Anadolu se pas konfliktit mes Iranit dhe Izraelit është thelbësore të arrihen marrëveshje paqeje mes Izraelit, Sirisë dhe Libanit.
“Presidenti el-Chareh tha se nuk urren Izraelin dhe dëshiron paqe në këtë kufi. Besoj se kjo do të ndodhë edhe me Libanin. Nevojitet një marrëveshje me Izraelin,” theksoi Barrack.
Ai u shpreh se lufta mes Iranit dhe Izraelit ofron një mundësi për një “rrugë të re” në Lindjen e Mesme. “Ajo që ndodhi është një mundësi për të gjithë ne të themi: ‘Pushim! Le të krijojmë një rrugë të re’ dhe Turqia është një pjesë kyçe e kësaj rrugë të re,” shtoi ai.
Barrack u shpreh gjithashtu optimist se mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe SHBA-ve për programin e avionëve luftarakë F-35 dhe sanksionet amerikane ndaj Ankarasë do të zgjidhen. “Jam i bindur se brenda fundit të vitit do të gjendet një zgjidhje dhe se do ta zgjidhin këtë problem,” përfundoi ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 
