Ende nuk ka një version zyrtare për motivet pse helikopteri i Forcave të Armatosura përfundoi në Liqenin e Shkodrës. Në vendin e ngjarjes, rrethimi është hequr, ndërsa aty kanë mbetur vetëm gjurmët e automjeteve të policisë dhe Ushtrisë, që për 4 ditë, mbajtën të rrethuar këtë vend.

Kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja, por një skaf i forcave të policisë ka kryer kontrrolle në ujë. Pas disa vëzhgimeve ky skaf është larguar bashkë me uniformat blu që kontrollonin edhe në tokë. Të gjithë banorët e zonës janë pyetur në polici.

Rifat Taflaj, banor i zonës ende kujton zhurmën e frikshme kur helikopteri përfundoi në Liqenin e Shkodrës.

Helikopteri i nxjerrë nga uji bashkë me mbetjet e gjetura në breg ruhet në ambientet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Nga hetimet e deritanishme nuk është arritur ende në një konkluzion për shkaqet e ngjarjes, në të cilën humbën jetën, Kapiten Floran Deliaj dhe Toger Donald Hoxha dhe u plagos Gerald Baramuça.

Burime pranë grupit hetimor thanë se dyshojnë për një anim të helikopterit në anën e majtë, derisa helika kryesore preku ujin, por nuk është përcaktuar ende nëse ky ishte një gabim njerëzor apo defekt teknik.

Tv Klan