Diamanti më i madh i bardhë që ka dalë ndonjëherë në ankand

Diamanti i bardhë më i madh në botë që ka dalë ndonjëherë në ankand, i quajtur “Shkëmbi” prej  228,31 karat, u shit për 21.8 milionë Dollarë në një ankand në Gjenevë. Ky diamant ka një formë simetrike të përkryer dhe është një prej gurëve të çmuar më të rrallë të shitur ndonjëherë në ankand.

Çmimet e diamanteve janë rritur për shkak të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, si një ndër prodhuesve më të mëdhenj në botë, por edhe për shkak të shfuqizimit të pjesës më të madhe të kufizimeve për shkak të pandemisë. I nxjerrë nga minierat e Afrikës së Jugut, “shkëmbi” ka qenë pjesë e një varëseje Cartier të mbajtur nga pronari i mëparshëm.

“Christie” gjithashtu nxorri në ankand një diamant të verdhë, në formë jastëku, 205,07 karatësh, që fillimisht është shitur në ankand në vitin 1918 për 12 mijë Dollarë. Ky diamant u shit për 14.3 milionë Dollarë.

Klan News