Të paktën 23 operacione janë ndërmarrë gjatë këtij viti nga Policia Alpine, një prej strukturave të policisë së shtetit.
Kjo forcë është krijuar vitet e fundit dhe është angazhuar në 13 raste në mbështetje të Emergjencave civile si dhe në 10 raste në operacione kërkim-shpëtimi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita gjatë një seancë stërvitore në qytetin e Shkodrës, inkurajoi efektivët që të vijojnë trajnimet për të përmirësuar kapacitetet operacionale.
Kryepolici Hita, pati edhe një porosi për efektivët në prag të sezonit të dimrit, ku kërkoi që t’i kushtohet vëmendje kërkim-shpëtimit në rast përmbytjesh apo dhe në problematika të tjera për sa i përket jetës dhe pronës së qytetarëve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 