Autobusi me 60 udhëtarë bie në humnerë

Këto janë pamjet tragjike të trupave të pajetë të shkaktuar nga aksidenti të ndodhur në pjesën Veriore të Perusë. Nga rrëzimi i autobusit ne humnerë humbën jetën 25 pasagjerë dhe u plagosën dhjetëra persona.

Sipas njoftimit të policisë, brenda automjetit po udhëtonin 60 persona, kur për arsyet që po hetohen, humbi kontrollin në shpatin e Los Órganos-Talara, duke bërë që pasagjerët të hidheshin nga dritaret e mjetit.

Aksidentet rrugore janë relativisht të zakonshme në Peru. Shkaqe janë se shumë shoferë drejtojnë automjetet në rrugë të pasigurta dhe pa trajnimin e duhur. Në vitin 2021, 29 njerëz vdiqën kur një autobus u rrëzua nga një autostradë në malet e Andeve.

Tv Klan

/tvklan.al