19 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur

26 drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë gjatë javës së shkuar në kryeqytet. Policia Rrugore bën të ditur se 19 persona janë arrestuar në flagrancë për drejtim i mjeti në gjendje të dehur dhe 7 persona të tjerë për shkak se nuk kishin leje drejtimi.

Gjithashtu policia thotë se gjatë javës që lamë pas janë evidentuar dhe goditur 5 raste të mitëdhënies. Për këto raste janë kapur në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vendosur edhe 6.721 masa administrative, me një mesatare 960 masa në ditë, kryesisht për përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

Tv Klan