Për të dytën finale radhazi të Kampionatit Evropian, Anglia dështoi të çojë në shtëpi trofeun.

Platforma e lajmeve sportive “90min” ka renditur 3 çështje që sipas tyre ishin të gabuara nga ana e trajnerit Southgate në finalen ndaj Spanjës.

Ndryshimi i formacionit

Rikthimi i Luke Shaw në krah ishte padyshim goditja e duhur. Mbrojtësi i majtë i Manchester United e përballoi plotësisht Lamine Yamal. Por vendimi i Southgate për t’u larguar nga formacioni 3-4-2-1 që i kishte sjellë atij sukses më herët në fazat e eliminimit, ishte i guximshëm.

Anglia në finale u rikthye në formacionin 4-2-3-1 në të cilin filloi turneun, dhe përsëri pati pyetje se si lojtarët e saj më të mirë mund të përshtaten së bashku.

Harry Kane, Phil Foden dhe Jude Bellingham nuk arritën të shfaqin formën e tyre më të mirë në finale, duke i lënë tifozët anglezë të dëshironin një rikthim në pozitivitetin e treguar në çerekfinale dhe gjysmëfinale me formacionin 3-4-2-1.

Mendësi negative

Anglia e çoi lojën ndaj Holandës në gjysmëfinale në një nivel që impresionoi tifozët dhe specialistët e futbollit. Ajo lojë e treguar ngjalli besim se mund të përballohej Spanja.

Nga fishkëllima e parë, u bë e qartë se Tre Luanët do të rrinin duarkryq dhe do të mbroheshin, në vend që të përpiqeshin të sulmonin. Ata tentuan gjatë pjesës së parë, por menjëherë u tërhoqën pas rifillimit të lojës në pjesën e dytë.

Siç ka ndodhur shumë shpesh këtë verë, Anglia reagonte vetëm kur ishin në disavantazh. Barazimi i Cole Palmer ishte i merituar, por jo i mjaftueshëm. Çfarë mund të kishte qenë nëse Anglia do të ishte më agresive që në fillim?

Harry Kane në formacion

Harry Kane shënoi tre gola po ishte larg formës që ka treguar në turnetë e mëparshëm.

Kane kaloi 60 minutat e para të lojës duke mos e vendosur aspak në  vështirësi Robin Le Normand ose Aymeric Laporte në mbrojtjen e Spanjës. Me largimin e tij nga loja dhe hyjen e Watkins sulmi i Anglisë u “gjallërua”. Dëshira e Ollie Watkins për të vrapuar përtej mbrojtjes shkaktoi probleme për Spanjën.

Sikur Southgate të kishte nisur  lojën me Watkins, goli i tëcilit ndja Holandës do të kishte deytuar çdo trajner ta niste si titullar, ndoshta Anglia do të kishte më shumë shanse ndaj Spanjës.