Egbo: E vlerësojmë sfidën me Flamurtarin

Tirana është 4 pikë e shkëputur nga Kukësi i vendit të dytë dhe 1 fitore me Flamurtarin të shtunën do ta afronte me titullin kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u zhvilluar. Trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo, e konsideron të njëjtë me rivalin direkt ekipin vlonjat, që ka rënë tashmë nga kategoria.

“Flamurtari edhe Luftëtari, apo ekipet e tjera që janë poshtë janë njësoj për ne si ato që janë në vend të dytë apo poshtë nesh”.

Skënderbeu është ende në pritje të vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës, por gjithsesi po përpiqet të renditet mes skuadrave të zonës së Europës. Të shtunën do të luajë me Luftëtarin në Gjirokastër.

“Janë edhe 9 pikë në lojë. Besoj se duke i marrë ndeshjet një nga një do të jemi në grupin e atyre ekipeve që janë në kupat e Europës”.

Java e 34 e Superligës do të luhet të shtunën dhe të dielën.

Tv Klan