Virusi po jep shenja rikthimi pas lehtësimit të masave

Numri i viktimave të COVID-19-ës po i afrohet 300 mijëshit, teksa në gjithë globin përllogariten mbi 4.5 milionë të prekur.

Teksa shumë vende të botës lehtësuan masat për frenimin e përhapjes, koronavirusi po jep shenja të shtimit sërish të ritmeve të infektimit dhe vdekjeve.

Pas më shumë se një jave, numri i viktimave ditore në Spanjë u rrit në mbi 200.

506 të infektuar të rinj u shënuan në 24 orët e fundit, që përbën megjithatë një rritje me 0.2% krahasuar me një ditë më parë.

Rusia shënoi për të parën herë pas më shumë se një jave, rënie nën 10 mijë të numrit të të infektuarve ditorë. Megjithatë po shtohet nga dita në ditë numri i vdekjeve ditore që po arrin pranë 100-shit.

Megjithatë ky vend ka ndër nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në botë nga COVID-19. Ekspertët e lidhin këtë fakt me tendencën që kanë rusët për t’u vizituar, sapo shohin simptomat më të vogla, por edhe kapacitetin e lartë të vendit për të kryer analizat e koronavirusit.

Brazili shënoi rekord të ri infektimesh ditore, mbi 11 mijë. Ky vend renditet i gjashti në botë për nga përhapja. Ritmet më të larta të infektimit, tashmë i kanë vendet e Amerikës Latine.

Tv Klan