Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se duke nisur nga dita e sotme eliminohen të tjera angari, kohë pritje dhe kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet që regjistrojnë mjetet për herë të parë.

Në një video të postuar në faqen e Facebook-ut të kreut të qeverisë thuhet se nga dita e sotme hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaj.

Në këtë mënyrë, qytetarëve u kursehen 300.000.000 lekë në vit.

Nga 24 Janari 2022, DPSHTRR njeh po ashtu dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze, dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE dhe të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore./tvklan.al