Bie në 357 numri i infektimeve ditore

Betejën me koronavirusin këtë të shtunë e ka humbur vetëm një pacient që po trajtohej në spital Covid 1, duke e bërë kështu ditën me më pak fatalitete që prej 27 Gushtit.

Mjekët në dy spitalet Covid po trajtojnë 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Veç rënies së fataliteteve në rënie kanë ardhur edhe rastet e të infektuarve në total dhe rastet e reja.

Mes 2623 të dyshuarve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 357 persona. Tirana zë peshën më të madhe, me 152 raste.

Pjesa tjetër e të infektuarve janë të shpërndarë në gjithë Shqipërinë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 persona, duke e çuar totalin e tyre ne rreth 192 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan