Nazif Ajroski do trafikonte drogën drejt Evropës nga porti i Durrësit
Gjykata e Posaçme dënoi shtetasin maqedonas Nazif Ajroskin me 12 vjet burgim për akuzat e trafikut të 324 kilogramëve kokainë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje të dënimit duke u mbyllur përfundimisht 8 vjet në qeli.
Shoferi Ajroski u arrestua në 18 Qershor të 2021 në Portin e Durrësit në drejtimin e një kamioni të nisur nga Maqedonia e Veriut i ngarkuar zyrtarisht me hekur, brenda të cilit u gjetën dhjetëra pako me kokainë.
Ato kishin paketime të ndryshme dhe logo si “Dior”, “Chicago Bulls” apo edhe “PSG”.
Për këtë hetuesit dyshojnë se shtetasi maqedonas do e dërgonte lëndën narkotike në Itali ku dhe më pas do ta merrnin porositës të ndryshëm.
Hetimet fillimisht u kryen nga Prokuroria e Durrësit, e cila 6 muaj pas arrestimit i dërgoi dosjen Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se Nazif Ajroski ishte pjesë e një grupi kriminal.
SPAK nuk arriti të identifikonte persona të tjerë të cilët qëndronin pas rastit të trafikut, por ka një procedim të hapur për këtë rast, duke vijuar hetimet.
Tv Klan