Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është përzgjedhur të jetë imazhi kryesor i revistës së njohur ndërkombëtare “GQ”. Ajo ka folur dhe për fushatën #MeToo, një hashtag i përdorur në mediat sociale, për të inkurajuar denoncimet e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

“Unë jam me fat që edhe nuk kam pasur ndonjë ngacmim seksual në asnjë mënyrë. Por unë mendoj fushata #Me Too është shumë e rëndësishme”,

u shpreh këngëtarja.

Ajo tha se të qenit një grua në karrierë është e vështirë.

“Për një artiste femër, duhet punë shumë më tepër për t’u marrë seriozisht. Për një artist mashkull, njerëzit menjëherë supozojnë se ata vetë e shkruajnë tekstin dhe e bëjnë muzikën e tyre, por për gratë, të gjithë supozojnë se e gjithë muzika e tyre është e prodhuar nga dikush tjetër”.

Fituesja e çmimit “Best Female” në Brit Awards 2018, tha se artistët mund të vishen si të duan dhe nuk duhen paragjykuar.

Klan Plus