Jonathan Tah do të mbetet në Bundesligë. Mbrojtësi do të largohet si lojtar i lirë në merkaton e verës, pasi ishte pjesë e Bayer Leverkusen prej 10 sezonesh.

Gjermani prej kohësh ishte një objektiv i Barcelonës, por e ardhmja e tij do të jetë te Bayern Munich.

Këta të fundit kanë mbyllur akordin me lojtarin, me të cilin kanë rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare.

Përveç kësaj ai do të përfitojë edhe një pagë prej 14 milionë Eurosh në sezon. Bayern siguron një lojtar të rëndësishëm për mbrojtjen dhe për më tepër e merr me parametra zero.

29-vjeçari ka luajtur për Leverkusenin gjatë dekadës së fundit dhe numëron 402 paraqitje, ku ka shënuar 18 gola.

/tvklan.al