Pasi pranoi se Shqipëria ka çmimet më të larta të udhëtimeve, Kryeministri Edi Rama tha se kompania e parë shqiptare ajrore, Air Albania do të ndikojë si mekanizëm për uljen e tyre.

Në një takim me të rinjtë, pjesë e ekuipazhit të kësaj kompanie, kreu i qeverisë tha se ky projekt do të jetë një motor zhvillimi për ekonominë e vendit.

Rama tha se shumë shpejt në vend do të nisë ndërtimi i Aeroportit të Vlorës dhe atij të Kukësit.

Duke u ndalur tek kompania Air Albania, Rama tha se kjo është kompania e parë me kapital publik, si dhe me avionët më të mirë në rajon, që synim të saj ka jo vetëm udhëtimet në Europë, por edhe ato trans-oqeanike deri në Amerikë.

Tv Klan