Makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik të Elbasanit ku një automjet tip ‘Golf’ përplasi për vdekje një këmbësor.

Viktima është identifikuar si Tomorr Kasa, 60-vjeç i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

Automjeti që drejtohej nga 35-vjeçari Ervin Hysa, është përmbysur pas aksidentit.

Më pas autori është larguar, por u arrestua pas disa minutash nga Policia e Elbasanit.

Tv Klan