8 minatorë të vdekur dhe 20 të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm në një minierë në jug Serbisë të shkaktoi një tragjedi. 8 minatorë humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërhtimi në minierën e qymyrit të Sokobanjës, një qytezë 50 kilometra në veri të Nishit.
Zyrtarët e ministrisë së energjisë dhe minierave në Beograd thanë se shpërthimi ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të premteje. Shkak u bë një rrjedhje e papritur e gazit metan nga thellësitë e minierës. Shpërthimi shkaktoi shembje të mëdha në brendësi të tunelit nëntokësor. Dyshime ka se në brendësi të minierës ka ende minatorë të bllokuar. Sipas drejtuesve lokalë, në momentin e shpërthimit aty po punonin 49 punonjës të turnit.
Ekipet e emergjencës janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar të tjerë. Operacionet e kërkim–shpëtimit po mbikqyren edhe nga ministrja e energjisë dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë serbe. Viktimat janë të moshave nga 31 deri në 56 vjeç. Ndërsa mes të plagosurve, 3 kanë plagë më të rënda mes 18 të shtruarve në spital. Por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
/tvklan.al












Botërori 2026 