Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar nga një aksident rrugor në dalje të Manastirit në Maqedoninë e veriut.

Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh dhe një furgon, i cili siç përcjell Klan Macedonia, ka transportuar punonjës të një fabrike në këtë rajon.

Në vendngjarje ka humbur jetën shoferi i automjetit, ndërsa të lënduar janë punonjësit që gjendeshin në furgon.

Detaje më të hollësishme priten nga Ministria e Punëve të Brendshme./KlanMacedonia