Makina me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën në qendër të fshatit Tor Lupara

Një aksident tragjik është regjistruar në periferi të Romës. Pesë djem të moshës 17 deri në 21 vjeç kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin është përmbysur.

Mediat italiane shkruajnë se  pesë të rinj po udhëtonin drejt Romës, ku makina “Fiat Cinquecento”  humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë në qendër të fshatit Tor Lupara.

Një person i gjashtë që ishte në makinë u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas raportimeve të para, pesë viktimat ishin tre djem dhe dy vajza.

Prokuroria e Tivolit ka hapur një hetim. Ndërkaq në vitin 2007 në një tjetër aksident rrugor i ngjashëm i mori jetën pesë të rinjve të tjerë në Tor Lupara.

Klan News