Një grup avionësh luftarakë zviceranë performuan një fluturim spektakolar mbi qiellin e një qyteti. Problemi i vetëm? Spektaklin e bënë në qytetin e gabuar…

Patrouille Suisse duhet të fluturonte mbi Langenbruck, në nder të 100 vjetorit të vdekjes së një piloti pionier zviceran. Por në vend të kësaj, ata surprizuan të gjithë banorët e qytetin fqinj të Mümlisëil, që po mbante një festival të përvitshëm. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes zvicerane kërkoi ndjesë për gabimin dhe tha se avionët nuk kishin GPS.

Skuadra ishte parashikuar që të performonte për 100 vjetorin e vdekjes së Oskar Bider. Bider ishte personi i parë që fluturoi mbi Aple, në të dyja drejtimet, një mision që e përmbushi në vitin 1913, në moshën 22-vjeçare. Piloti kishte lindur në Langenbruck./tvklan.al