Yeong-Su i cili luajti lojtarin 001 në serial mohon akuzat

Aktori O Yeong-su i cili luajti në serialin e njohur të Netflix Squid Game  po  përballet me akuza serioze për ngacmime seksuale.

Zyra e Prokurorisë në Korenë e Jugut ngriti zyrtarisht akuzat, duke pretenduar se 77-vjeçari në mënyrë të papërshtatshme preku trupin e një gruaje kundër vullnetit të saj në mesin e vitit 2017.

Viktima e raportoi incidentin në polici dhjetorin e kaluar por çështja u mbyll në prill. Siç raportojnë  agjencitë  e lajmeve atje  çështja u rihap me kërkesë të viktimës, ndërsa aktori  i mohoi akuzat kur u mor në pyetje.

Aktori i njohur  i cili luajti lojtarin 001 në serialin e njohur mësohet se  i ka kërkuar falje viktimës, por  shpjegoi se kërkesa për falje nuk do të thotë se ai i pranon akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndërsa sa i përket serialit Squid Game, është thënë se do të ketë një sezon të dytë i cili pritet në vitin 2023 ose në vitin 2024.

Klan News