Haga: Provat për shitje organesh i gjetëm në Shqipëri

Ish-prokurori serb për krime lufte viti 2003 deri në fund të vitit 2015 Vladimir Vukçeviç ka deklaruar se provat që ka Haga kundër Hashim Thaçit u mblodhën në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri, në fshatin Gurrë në Burrel dhe kanë të bëjnë me hetimet mbi trafikimin e supozuar të organeve të të burgosurve nga luftëtarët e UÇK-së.

Prokurorët e Hagës sipas Vukceviç nuk kishin fillimisht mandat për Shqipërinë sepse vetë Gjykata e Hagës ishte ngritur ekskluzivisht për shtetet pjesë e ish-Jugosllavisë.

Më pas Vukçeviç dhe kolegët e tij u lejuan në Shqipëri dhe në shoqërinë e një prokurori lokal vizituan rreth 12 zona ku mendohej se mund të ishin varrosur viktimat e trafikimit të organeve. Vukçeviç tha se në Shqipëri pas marrjes në pyetje të rreth 400 dëshmitarëve gjetën prova të rolit të Thaçit në krimet e kryera nga luftëtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

“Prokurorët panë atë që ata panë dhe filmuan atje. Më vonë na dhanë gjetjet e tyre. Ata ia përcollën provat raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty, i cili publikoi një raport që pretendonte se drejtuesit e UÇK-së, përfshirë Thaçin, ishin përfshirë në trafikim të organeve, rrëmbime dhe keqtrajtime të të arrestuarve gjatë luftës”, tha ai.

Klan Plus