Një alarm për bombë ka dhënë një aeroplan Boeing 737 i kompanisë “Ryanair” me 192 pasagjerë në bord i nisur nga Polonia me destinacion Greqinë.

Avioni është ulur në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës pak pas orës 17:30 (sipas orës lokale), destinacioni i tij përfundimtar.

Aeroplani u shoqëroua nga avionë luftarakë F-16 pas alarmit të dhënë. Ndërkohë, në aeroportin e Athinës kanë shkuar forcat speciale të policisë.

Avioni është ulur në një zonë të veçantë në aeroportin e Athinës. /tvklan.al