Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka raportuar se autoritetet në Kosovë kanë nisur punën për të identifikuar nëse alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës është i vërtetë apo jo. Mësohet se deri më tani, atje janë shtyrë 3 fluturime.
“Kam biseduar me zëdhënësen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës e cila ka konfirmuar që për shkak të një alarmi të një kërcënime bombë, janë detyruar që të evakuojnë stafin e aeroportit dhe të gjithë personat që kanë qenë në aeroport. Organet kompetente janë duke bërë punën e tyre për të identifikuar mjetin shpërthyes nëse është i vërtetë apo jo, ndërsa deri më tani janë shtyrë 3 fluturime. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat më tutje”, raportoi gazetarja.
Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është mbyllur përkohësisht pas kërcënimit për bombë.
“Për shkak të një kanosje me mjet shpërthyes mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë”, njoftoi Policia e Kosovës./tvklan.al












Botërori 2026 
