#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Sot në “Aldo Morning Show “
Informacionet e mëngjesit në dy rubrika. Temperaturat e ditës së sotme dhe ditëve në vijim.
Showbizi shqiptar dhe i huaj …
Ngjarjet e ditës sipas kalendarit të datës 21 Nëntor2022.
Rubrika “Bota me Rrota” ngjarjet ndër vite në datë 21 Nentor
Tema : “Policia rrugore a duhet të marrë parasysh hallin që mund të ketë një shofer ”?

Personazhe të ndryshëm publike dhanë gjykimin dhe opinionin e tyre mbi temën si edhe tema ngjalli diskutime të ndryshme nga qytetare që u bënë pjese në Video Call.

#AldoMorningShow #Aldolipe #Albanacaushaj #megilatifi

“Po fillova të tregoj për dashurinë më duhen 10 emisione”, Bujar Qamili: I kam kënduar gjithmonë

Bujar Qamili, këngëtari shumë i pëlqyer i publikut shqiptar dhe i vlerësuar si “Nder i Kombit”, ishte i ftuar në “Aldo Morning Show”  në Tv Klan ku mes të tjerave ka folur edhe për dashurinë. Këngëtari ka treguar se dashurinë më të madhe tani ai e ndien në momentet e qeta që kalon me familjen, fëmijët nipërit e mbesat.

Gjithashtu ai  ka treguar pak edhe për dashurinë në kohën e rinisë, duke thënë se në atë nuk kishte shumë mundësi të bënte shumë gjëra, por dashurisë i kishte kënduar gjithmonë.

Megi Latifi: Cila është gjëja që ke bërë për dashurinë, një sakrificë shumë e madhe?

Aldo: Nuk tregon Bujari.

Bujar Qamili: Po fillova të tregoj për dashurinë më duhen nja 10 emisione.

Megi Latifi: Atë më  të bukurën

Aldo: Ato që mund të thuash.

Bujar Qamili: Me thënë të drejtën unë dashurinë më të madhe e kam për familjen, për fëmijët, për nipërit, për mbesat.  Është një kënaqësi jashtëzakonisht e madhe kur dalë me ta. Marrim dy makina, shkojmë hamë një drekë.

Megi Latifi: Pak retro në vitet e rinisë do donim ne. Diçka që ti e kë bërë për dashurinë.

Bujar Qamili: Për zotin përveçse këngës që ia kam kënduar.

Aldo: S’ka pasur mundësi atëherë.

Bujar Qamili: S’kam pasur mundësi atëherë. Ku kishim mundësi ne?  As biçikleta s’kemi pasur, makina jo, që jo.

Aldo: Ku ka qenë Dubai atëherë.

Megi Latifi: Gjithsesi ju i mbani mend këngët e para që keni kënduar.

Bujar Qamili: Po këngët e para i mbaj mend, për dashurinë. Gjithmonë i kam kënduar luleve, i kam  kënduar gjithmonë dashurinë.

Nxitoi për të arritur në emision, Bujar Qamilit i ndodh e papritura

I ftuar në “Aldo Morning Show”, këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili ka treguar se ndërsa ishte nisur për në emision i ndodhi një e papritur. Duke qenë se ishte me shpejtësi për të arritur në kohë atë e ndaloi policia. Pavarësisht se këngëtari u tha se ishte nisur për në emision e ndaj po nxitonte, i morën lejen e  qarkullimit, të cilën do duhet të shkoj ta marrë në polici.

Aldo: Si është puna? Ta shikonit Bujarin pak më përpara ishte pak i mërzitur. O Bujar çfarë ka ndodhur kur erdhe?

Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli policia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë.

Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.

Bujar Qamili: I thash jam në emision te Klani, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.

Aldo: Si përfundim?

Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.

Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?

Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur./tvklan.al

“Para një muaji më kanë hequr patentën”, Pjerin Ndreu: Në një moment të gjithë bëjmë shkelje

Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë Lezhë në një intervistë për “Aldo Morning Show” ka folur mbi temën e ditës së sotme nëse policia  duhet të jetë gjithmonë korrekte apo duhet edhe të tregohet tolerante në raste kur njerëzit mund të kenë probleme, familjare apo shëndetësore.

Ai shprehet se policia mund të jetë tolerante, por kjo varet edhe nga vendi se ku ndodh shkelja. Megjithatë ai ka thënë se në një moment të gjithë bëhemi shkelës, madje edhe ai vetë ka një muaj pa patentë pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Aldo: A ka ndonjë marzhë tolerancë, apo s’do me ditë ligji

Pjerin Ndreu: Marzhi i tolerancës është zbatuar gjithmonë është e vërteta, nuk është se ka pasur vendime arbitrare. Ndonjë tek-tuk, ka dhënë edhe masa  ekstreme në këto raste, por në  përgjithësi, policia i zbaton, nëse ke të bësh me një të sëmurë apo situatë emergjence, Marzhi i tolerancës ka ekzistuar gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se të duhet të rrezikosh seriozisht njerëzit që ke në makinë apo njerëzit e tjerë përreth.

Aldo: E qartë, por është ai paniku që të kap

Pjerin Ndreu: Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne  të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë.

Aldo: Sado që ti i di rregullat mirë, prapë “të ikën truri” kur i thonë.

Pjerin Ndreu: Po është e vërtetë kjo, por duhet të kihet parasysh dendësia e trafikut dhe kryqëzimi duhet të kihet parasysh në këto raste. Nëse semafori është i bllokuar mund të kalojnë njerëz te semaforët ose mund të vijnë makina te krahu tjetër dhe të krijohet një situatë akoma më e rëndë seç e ke.

Aldo: Një sekret që kam zbuluar unë, nuk ka njeri pa gjoba në këtë vend. Jo në këtë vend por në të gjithë botën.

Pjerin Ndreu: Unë aktualisht s’kam patentën për shembull. Para një muaji ma kanë hequr.

Aldo: Pse?!

Pjerin Ndreu: Për shkelje në trafik.

Aldo: Ja fut kot! Seriozisht e ke?! Po s’të njohin?

Pjerin Ndreu: Më njohin, por shkelja ishte përtej limitit të tolerancës./tvklan.al