¼ e ilaçeve që konsumojmë shkatërrojnë bakteret e mira të zorrëve. Ky është konkluzioni në të cilin kanë mbërritur ekspertët pas një studimi evropian të publikuar në revistën Nature. Sipas tij, pasojat janë të ngjashme me ato të antibiotikëve dhe studiuesit i druhen faktit se ilaçet e përgjithshme që marrim mund të ndikojnë gjithashtu në fenomenin e rezistencës ndaj medikamenteve.

Kërkuesit e laboratorit evropian të Biologjisë Molekulare në Heidelberg të Gjermanisë thonë se rezultatet e eksperimenteve kanë qenë të papritura dhe shqetësuese. Medikamentet, edhe ato më të lehtat dhe të përdorimit të shpeshtë, kanë efekte anësore mbi organizmin tonë.

Kështu ilaçet humbin edhe efikasitetin, por ndikojnë edhe në lindjen e fenomenit të rezistencës ndaj antibiotikëve. Këshilla e mjekëve specialistë është të mos përdorim ilaçe shpesh, edhe për dhimbje të lehta e të kontrollueshme, veçanërisht për periudha të zgjatura, pasi kur të jetë nevoja nuk do të na bëjnë më efekt.

Klan Plus