Raportim Live

Pjesa e dytë

90+6′ – Anglezët sulmuan edhe në minutat shtesë. Loja në fund u luajt vetëm në gjysmën e fushës, në anën ganeze. Por pavarësisht rasteve, goli nuk erdhi. Çdo gjë mbyllet 0-0

90′ – Gjyqtari jep 6 minuta shtesë. Dhe gjashtë minuta për anglezët për të fituar tre pikë në këtë sfidë.

86’ – Çfarë rasti i humbur nga Anglia. Anglezët gjejnë shtyllën e portës së Ganës. Harry Kane gjuan nga shumë pranë portës, por gjuan larg rrjetës. Rezultati vijon të mbetet 0-0

85′ – Anglia duket më “e gjallë”, krijon raste për shënim, por mbrojtja ganeze vijon të mbetet e pathyeshme. Edhe pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt

79′ – Super shans për Ganën, që mund të befasonte anglezët. Semenyo merr një top tepër të mirë dhe del përballë me portierin. Nuk e shfrytëzon dot rastin, por dhe gjyqtari ka sinjalizuar pozicion jashtë loje

77’ – Tensione në fushë nga të dyja skuadrat. Nervozizëm tek Harry Kane. Sulmuesi anglez shkakton faul në sulm

74’ – Anglia bën tashmë katër zëvendësime. Në fushë për anglezët kanë hyrë Saka, O’Reilly, Rogers, Eze. Ndërsa kanë dalë jashtë fushës Gordon, Spence, Bellingham, Anderson

70′ – Anglia vazhdon të sulmojë, duke krijuar shumë raste për shënim. Gjyqtari jep pushim 3 minuta për hidratim

68’ – Harry Kane gjuan nga larg zonës së rreptësisë së kundërshtarëve. Gjuajta ishte e fortë, por pret i sigurt portieri ganez

download app

60′ – “Ndizet” Anglia. Anderson gjuan me kokë, por pret portieri ganez. Ka vetëm goditje nga këndi

58’ – Sulm shumë i mirë i Anglisë. Gjendet në vështirësi Gana. Krijohet kaos në mbrojtjen ganeze, ndërsa Gordon gjuan në portë. Por portieri pret topin

50’ – Aksion tepër i mirë për Ganën. Senaya del thuajse bosh me portierin, por hasi në rezistencën e mbrojtjes së Anglisë. Mbrojtësit anglezë devijojnë topin

46′ – Nis pjesa e dytë e sfidës mes Anglisë dhe Ganës. Duket e njëjta panoramë e pjesës së parë edhe në këtë fillim të fraksionit të dytë të ndeshjes

Pjesa e parë

45+6′ – Mbyllet pjesa e parë mes Anglisë dhe Ganës. Anglezët luajnë në sulm, ndërsa ganezët bëhen “specialistë” në mbrojtje. Ia dalin që të mbajnë të paprekur rrjetën në pjesën e parë

45+3′ – Harry Kane i rrezikshëm në zonën e rreptësisë së Ganës. Gjuan topin në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa topi pritet nga mbrojtësit ganezë

45′ – Gjyqtari akordon 6 minuta shtesë. Anglia më kërkuese në kërkim të golit, ndërsa Gana përpiqet me kundërsulme. Anglezët ende nuk çlirohen dot, ndërsa mbrojtja ganeze është e kujdesshme

42’ – Gana në moment tepër të mirë. Zbret në fushë kundërshtare dhe sulmon rrezikshëm. Por asgjë nuk vjen nga sulmi ganez

41’ – Sulm i Anglisë. Declan Rice në aksion shkakton faul në sulm e ndëshkohet me karton të verdhë. Rice shkeli me taka këmbën e kundërshtarit

37’ – Declan Rice ka një rast të shkëlqyer për të shënuar gol. Topi vjen në mes të zonës së rreptësisë së Ganës dhe Rice gjuan me kokë. Sërish pa rezultat

35’ – Anglia provon të sulmojë Ganën. Gordon nga krahët nuk pason në mes të sulmit ganez, por gjuan vetë. Por topi ‘pastrohet’ nga mbrojtja ganeze. Vijojnë presioni anglez ndaj Ganës

27′ – Skuadrat marrin pushimin për hidratim. Gana vazhdon që të rezistojë përballë sulmeve angleze, duke mbajtur ende rezultatin 0-0

24′ – Ndërhyrje e rëndë në fushën e blertë. James dëmtohet nga skuadra angleze. Gjyqtari ndalon ndeshjen dhe fizioterapisti hyn në fushë

20’ – Anglia në kërkim të golit të parë të ndeshjes. Mbajnë topin në shumicën e kohës, duke tentuar avantazhin në këtë sfidë.

15’ – Dëmtohet Kane. Një ndërhyrje në ajër nga lojtarët e Ganës dëmton sulmuesin e Anglisë

12’ – Pasime të shkurtra nga Anglia në zonën e rreptësisë së Ganës. Por, topi pritet nga mbrojtja ganeze. Pas kësaj, Anglia fiton dhe një goditje dënimi, pas një ndërhyrje të parregullt  

8′ – Gana kërkon që të bëjë befasinë, duke kundërsulmuar herë pas here. Një top i nisur nga e majta nuk arrin dot në portën angleze, pasi mbrojtja ndërpret aksionin

5’ – Anglezët në sulm. Një nga futbollistët ganez bën ndërhyrje të fortë, duke penguar sulmin e Anglisë. Goditje e lirë për ekipin anglez

1′ – Nis ndeshja mes Anglisë dhe Ganës

Formacionet zyrtare

Për Anglinë do aktivizohen që në minutën e parë Pickford, James, Konsa, Guehi, Spence, Anderson, Rice, Madueke, Bellingham, Gordon, Kane.

Ndërsa, për ekipin e Ganës që në fillim e nisin Asare, Mensah, Opoku, Adjetey, Senaya, Sibo, Partey, Yirenkyi, Semenyo, Ayeu, Uilliams.

‘Ngec’ Anglia, Gana bën surprizën ndaj pretendentëve