Kalon në turin tjetër edhe nëse humbet me 3 gola diferencë me Uellsin

Anglia barazoi pa gola me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ky rezultat nuk mund të quhet një dështim për ekipit e Gareth Southhgate në këtë Botëror.

Anglezët mbajnë kreun në kuotën e 4 pikëve pas 2 sfidave në grup dhe të martën do të luajnë derbin britanik me Uellsin. Diferenca mes dy ekipeve është 3 pikë dhe anglezët janë të avantazhuar për të kaluar në turin tjetër edhe nëse e humbasin ndeshjen.

Anglia mund të pësojë një disfatë me 3 gola diferencë dhe të vijojë garën në Botëror. Nëse diferenca e golave është më e lartë atëherë duhet të shpresojnë që takimi tjetër i grupit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mbyllet në barazim.

Ky rezultat i vlen edhe Uellsit, por duke fituar me Anglinë.

Tv Klan