Arabia Saudite po përgatitet për një konflikt të zgjatur me rebelët Huthi në Jemen, me operacionet ushtarake që mund të vijojnë deri në vitin 2027.

Sipas zyrtarëve perëndimorë, të cituar nga Reuters, autoritetet saudite parashikojnë që fushata të zgjasë të paktën edhe gjashtë muaj, pavarësisht vështirësive në terren dhe sulmeve që kanë prekur edhe territorin saudit.

Strategjia synon fillimisht forcimin e pozicioneve të forcave aleate jemenase dhe arritjen e përparimeve konkrete ushtarake.

Sipas burimeve, Riadi beson se mbështetja ushtarake nga Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojë rrjedhën e luftimeve dhe t’u mundësojë forcave të mbështetura prej tij të shënojnë përparime brenda pak javësh.

 Megjithatë, administrata e presidentit Donald Trump deri më tani nuk e ka ofruar këtë mbështetje.

Ndërkohë, forcat saudite dhe ato jemenase po riorganizohen, me synimin për të mbrojtur Adenin nga avancimi i Huthive dhe për të zhvendosur ofensivën drejt fronteve lindore.

Më herët, Riadi ka ndryshoi gjithashtu komandantin që drejtonte koalicionin ushtarak, ndërsa pritet edhe ristrukturimi i udhëheqjes ushtarake të qeverisë jemenase.

Konflikti ka shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur, si dhe zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve.

Klan News

/tvklan.al