Arrestohen dhjetëra protestues nga policia

Kampusi i Universitetit Politeknik në Hong Kong është fushëbeteja e re e protestave anti-Pekin. Siç duket edhe në këto pamje, policia ka intensifikuar dhunën në përpjekje për të shuar protestat. Disa protestues janë plagosur. Dhjetëra të tjerë janë vënë pranga, qëkurse përplasjet e dhunshme u intensifikuan këtë fundjavë, nga përpjekjet e forcave të rendit për të larguar manifestuesit nga universiteti.

Policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës, për të kundërshtuar manifestuesit që sulmonin me bomba artizanale.  Pekini akuzoi Londrën se po nxit përshkallëzimin e situatës. Ndërsa policia lokale paralajmëroi protestuesit të mos e kalojnë “vijën e kuqe” që mund të ketë pasoja fatale. Për të demonstruan praninë e tyre dhe gatishmërinë për të ndërhyrë, ushtarët kinezë ndërmarrin vazhdimisht aksione për pastrimin e rrugëve pas përleshjeve.

Protestat nisën në mars kur refuzohej ligji i ekstradimeve drejt Kinës, por tani manifestuesit kërkojnë ruajtjen e lirive të trashëguara që kur territori ishte koloni britanike.

Tv Klan