Federata Argjentinase e Futbollit ka bërë ankesë në FIFA pas kaosit që ndodhi në sfidën e Paris 2024, ku Maroku U-23 mposhti Argjentinën U-23 me rezultatin 2-1.

Presidenti i institucionit Claudio Tapia njoftoi në profilin e tij në rrjetin social “X” se është depozituar një kërkesë në komisionin disiplinor të FIFA që të sigurohet aplikimi i masave rregulluese të përshtatshme dhe të imponohen sanksione ndaj personave përgjegjës.

Olimpiada e Parisit dhuroi situatën më të çuditshme në historinë e futbollit. Gjithçka ndodhi në Saint-Ettienne, me 90 minutëshin mes albiçelestëve dhe Marokut që përfundoi në barazim 2-2. Skuadra amerikano-latine shënoi golin që vendosi ekuilibrat në minutën e 105, por barazimi i diskutueshëm shkaktoi kaos. Goli u akordua i saktë nga arbitri, por Maroku pretendoi për pozicion jashtë loje. Tifozët u futën në fushë, me ekipet që u tërhoqën.

Pas 90 minutash, me ndërhyrjen edhe të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ndeshja rifilloi. Ekipet dhe arbitri u kthyen në fushë dhe konfirmuan se goli i Facundo Medinës ishte jashtë loje. Ndeshja u mbyll me fitoren e Marokut, por në Argjentinë një rezultat i tillë nuk u prit aspak mirë, e pati reagime.

Klan News