Me albumin e saj “Positions” renditet e para në “Billboard Hot 100”

Pas tre vjetësh, këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande, renditet në krye të klasifikimeve të Billboard Hot 100. Albumi i saj i pestë “Positions”, ka marrë kritika shumë të mira nga fansat duke bërë që të 14 këngët e tij të jenë më të dëgjuarat e momentit.

Kënga e parë e titulluar si albumi “Positions”, vijon që të jetë në vendin e parë të klasifikimeve muzikore. Pozicionimi i 14 këngëve të një albumi në listën e “Billboard”, shënon suksesin e ri të këngëtares.

“Positions” gjithashtu ka arritur të shkarkohet më shumë se 174 milionë herë, që e bën albumin e dytë më të shkarkuar nga një artiste grua, pas Taylor Swift-it, e cila udhëheq me albumin e saj të publikuar në Korrik të këtij viti, “Folklore”, i cili i ka arritur më shumë se 290 milionë shkarkime.

Këngët e saj më të suksesshme janë Sweetener e publikuar në 2018 dhe Than U Next në vitin 2019, që u renditën si ndër 100 këngët më të mira.

Klan Plus