Kryetari i opozitës në Rusi Alexei Navalny është arrestuar përpara nisjes së demonstratës së paautorizuar opozitare në Moskë.

Gruaja e tij ka deklaruar se Navalny u arrestua në hyrje të banesës së tij. Më herët ai kishte bërë thirrje që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në protestat anti-korrupsion në të gjithë Rusinë. Ndërkohë, ka pasur arrestime dhe në Lindje të vendit.

Të paktën 10 persona janë arrestuar në një protestë në qytetin Vladivostok, ndërsa 4 të tjerë u prangosën në Blagoveshchensk dhe një tjetër në Kazan.

Një grup protestuesish ishte caktuar që të prishte blloqet e apartamenteve të kohës sovjetike në Moskë. Ky grup ka thënë se do të zhvillojë protestën në sheshin e Saharovës sikurse ishte planifikuar.

Policia ka dhënë leje për 169 protesta në të gjithë vendin. Tubimet kryesore do të mbahen në Shën Petersburg dhe në Moskë. Protesta përkojnë me festimet për Ditën e Rusisë, festë kombëtare kushtuar deklaratës së sovranitetit të vitit 1990.

/tvklan.al