Michael Jackson mbetet një nga gjenitë absolut të muzikës Pop dhe një kërcimtar i jashtëzakonshëm. Me rastin e 15-vjetorit të  vdekjes së  tij artisti nga Kosova Alket Pozhegu ka realizuar një portret të rrallë për “Mbretin e muzikës Pop”.

Artisti nga Kosova Alket Pozhegu

Ai mblodhi midis 80 dhe 100 gram kokrra dhe fara të ndryshme për të formuar këtë portret të Jackson.

“Sot shënon përvjetorin e ndarjes nga jeta të Michael Jackson si ikonë muzikore. Sot krijova një mozaik kokrrizash të portretit të Michael Jackson. Kam përdorur një lloj drithi tjetër. Misër i bardhë dhe i kuq, orizi, fasulet, luledielli dhe gruri. Është 170 cm me 250 cm, dhe kam përdorur nga 80 deri në 100 kg kokrra.”

Vetë Alketi shpejgon se është një fans i madh i artistit të njohur.

“Ai ka qenë gjithmonë idhulli im dhe unë jam rritur me Michael Jackson. Ishte një nder për mua që të krijoja një mozaik për këtë përvjetor. Unë kam qenë gjithmonë një fans i veçantë i Michael Jackson”.

Fëmijëria e artisiti u karakterizua nga fama, por edhe abuzimi. Jackson shpesh tregonte histori të abuzimit mendor dhe fizik që ai pësoi nga babai i tij, Joe Jackson. Ka patur githashtu spekulime se Michael ishte viktimë e abuzimit seksual në fëmijëri edhe pse ai vetë kurrë nuk e foli këtë çështje në publik.

Një nga njerëzit më të pasur dhe më të talentuar në botë, humbi me kalimin e viteve ngadalë shkëlqimin e tij. Dy dekadat e fundit të jetës së Jackson për median e njohur “Rolling Stone” tregojnë se si jeta e tij private ishte e vështirë. Kishte shenja se Jackson nuk ndihej mirë me veten e tij edhe para se të dilte albumi i njohut “Thriller”. Në vitet e tij të adoleshencës, Jackson u fiksua me pamjen e tij – ai nuk ishte më fëmija i adhurueshëm që kishte qenë gjatë  hiteve “ABC” dhe “I Want You Back”, dhe për një kohë, shumë fansa  filluan të mos e njihnin më fizikisht atë.

Ai pretendoi në rini se kishte vetëm dy operacione estetike, por kirurgët plastikë vlerësojnë se gjatë jetës së tij ai mund të kishte bërë deri në 50 operacione plastike.

“Kur Michael me krenari më tregoi rezultatet e eksperimenteve të tij me zbardhjen e lëkurës, u tmerrova dhe i thashë se mjeku që e bëri këtë ishte një kriminel dhe se ai  nuk duhej të shkonte më tej,” kujton regjisori John Landis, i cili u kujdes për videoklipet e albumit “Thriller”.

Në fillim të viteve ’90, Jackson kishte filluar të njihej më shumë për jetën e tij private sesa për muzikën e tij.

Në vitin 1993, publiku u trondit kur një djalë 13-vjeçar akuzoi Jackson për ngacmim seksual. Ndërsa publiku mësoi për herë të parë se Jackson flinte në mënyrë rutinore me djem të rinj, këngëtari hyri menjëherë në rehabilitim në Londër pasi dolën akuzat. Një vit më pas, Jackson e zgjidhi çështjen jashtë gjykatës me familjen e djalit duke paguar plot 20 mln dollarë.

Në dokumentarin televiziv të vitit 2003, “Living With Michael Jackson’, gazetari britanik Martin Bashir kaloi disa muaj me këngëtarin, madje duke e shtyrë atë të diskutonte për marrëdhëniet e tij me fëmijët. Jackson pranoi se ai vazhdonte të sillte fëmijë të flinin në fermën e tij, edhe pas akuzave të vitit 1993. Ai u shpreh se ndonjëherë flinte me fëmijët në shtratin e tij. “Pse nuk mund ta ndani shtratin tuaj? Kjo është gjëja më e dashur që mund të bësh, të ndash shtratin tënd me dikë”, i tha Jackson Bashirit.

Pas akuzave për ngacmim seksual në gusht të vitit 1994, Jackson njoftoi se ishte martuar me Lisa Marie Presley, vajzën e ikonës së  muzikës rock Elvis Presley. Martesa rezultoi jetëshkurtër, pasi ata u divorcuan në vitin 1996. Disa menduan në atë kohë se martesa ishte për efekt marketingu dhe për të rregullaur imazhin e tij pas akuzave për ngacmim të fëmijëve. Më vonë në 1996, Jackson u martua me infermieren Debbie dhe bashkë patën dy fëmijë, djali Michael Joseph Jackson Jr. , i lindur në 1997 dhe i njohur si Princi Jackson, dhe vajza Paris Michael Katherine Jackson.

Jackson ndërroi jetë më 25 qershor 2009, në moshën 50 vjeçare, pasi pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Në shkurt 2010, një raport zyrtar i mjekut zbuloi se shkaku i vdekjes së Jackson ishte mbidoza e ilaçeve.

Vdekja e tij erdhi disa javë përpara se artisti të planifikonte një sërë koncertesh në Londër.

Klan News