Më shumë se 14 mijë persona kanë vizutuar Amfiteatrin e Durrësit nga janari deri në muajin korrik. Kjo shifër është më e lartë se një vit më parë ndërsa turistët janë të grupmoshave të ndryshme ndërsa janë jo vetëm vendas, por edhe të huaj.

Jona Saraçi, specialiste: Numri shkon në 14 mijë turistë në të gjithë harkun 6-mujor të kësaj periudhe, që do të thtoë jemi me ritme të kënaqshme për këtë sezon turistik.

Vjeshta është një nga periudhat më të pëlqyera për të vizutar Amfiteatrin e qytetit bregdetar ndaj pritshmëritë janë të larta edhe për muajt në vijim

Jona Saraçi, specialiste: Stina e vjeshtës gjithmonë ka qenë e preferuar sepse dhe vapa e këto kushte klimaterike , ajo është më e rehatshme për turistët.

Turistët janë nga shtete të ndryshme, kryesisht nga Europa ndërsa thonë se i tërheq historia e qytetit bregdetar.

“Më pëlqen shumë këtu, më duket një vend i mrekullueshëm. Unë vij nga Sllovakia dhe më pëlqen historia.”

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, jam nga Polonia. Isha më parë në Vlorë e tani në Durrës.”

“Është impresionuese se çfarë kanë ndërtuar në këtë qytet. Pak muaj më parë vizitova Koloseun dhe është një strukturë e ngjashme.”

Amfiteatri i Durrësit ka një kapacitet prej 15 mijë spektatorësh dhe është përdorur për sfida gladiatorësh dhe lojëra të ndryshme.

Klan News