Veliaj ironi me procesin e zgjedhjeve në PD

Farka ishte ndalesa e radhës e asamblesë socialiste. Teksa foli për vlerat e të gjithë atyre që i janë bashkuar dhe i bashkohen çdo ditë Partisë Socialiste, Erion Veliaj ironizoi procesin e zgjedhjeve të kandiaturave për deputetë në PD.

Partia e tyre funksionon me eliminim. E keni parë që në çdo rreth bëjnë “Big Brother”, kë do nxjerrim sot nga shtëpia dhe funksionojnë si “Big Brother”, kë do përzënë. Ne funksionojmë si shtëpi e madhe: kë do të ofrojmë, kë do të shtojmë, me kë do të bashkohemi, kjo është diferenca”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj sfidoi kreun e pd në lidhje me padinë në gjykatë, teksa theksoi se ai u tërhoq nga protesta në Astir.

Luli më kishte hedhur në gjyq, por më kishte hedhur në gjyq vetëm për një pjesë të gjërave. Pyetja e parë qe kam është: Ore, ky pse s’më hedh në gjyq për të gjitha? Fjala vjen pse nuk më hedh në gjyq kur i them që ai e la atë protestën e “Astirit” se kapi një makinë nga një nga kontraktorët”, shtoi Veliaj.

Drejtuesi politik i PS për Tiranën akuzoi kreun e opozites se kërcënon çdo biznes me gjoba, gjersa të marrë pagesën.

Tv Klan