Atalanta e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serinë A.

Bergamaskët triumfuan me shifrat e thella 4-0 ndaj Lecce-s në transfertë, në një ndeshje pa shumë histori.

Spikatën në këtë përballje afrimet e verës, që ishin edhe autorët e golave. Brescianini zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Retegui dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, ishin të njëjtët lojtarë që shënuan dy gola të tjerë, duke kompletuar dopietat personale, për t’i dhënë triumfin zikaltërve.

Atalanta hedh kështu pas krahëve humbjen në Superkupën europiane ndaj Real Madrid dhe merr një fitore bindëse në kampionat, duke i dërguar sinjal të qartë rivalëve.  /tvklan.al