Raportim Live
22:05, 2 Korrik 2024

52′ Guler rrëzohet nga Lienhart, ndëshohet me të verdhë austriaku.

51′ Posch jep nje pasim për Arnautovich. Kapiteni austriak ballë për ballë me portierin turk e përplas topin në trupin e kundërshtarit.

46′ Largohen Mwene dhe Schmid, në lojë hyjë sulmuesi Gregoritsch dhe Prass.

21:54, 2 Korrik 2024

Austria me stil të veçantë loje

Austria në këtë Europian është shfaqur me fytyrë tjetër dhe stil loje të ndryshuar.

Kombëtarja austriake, aplikon filozofinë trajnerit të tyre Ralf Rangnick, gegenpressing ultra-ofensiv, shpesh herë në fazën sulmuese Austria transformohet në vendosje taktike nga 4-2-3-1 fillestare, në 4-2-4 në linjat e fundit sulmuese.

Gegenpressing është kundër-presing, për të rifituar topin sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndryshe nga tiki-taka, filozofia e gegenpress është posedimi i topit dhe për të mbajtur kundërshtarin sa më larg zonës. Presingu bëhet në çdo centimetër të fushës.

download app
21:51, 2 Korrik 2024

Ndeshjen Austri-Turqi e ndiqni vetëm në ekranin e Tv Klan nën komentin e Kristo Thoma dhe analizën e Florian Rizës.

Kush nuk ka mundësi të qëndrojë para televizorit si çdo ndeshje të këtij Europiani Tvklan.al është zgjidhja juaj.

Këtu mund të ndiqni sfidën minutë pas minute nga gazetarët Erald Zeneli, Krisildi Maxhari dhe Gramoz Pisha. Përveç momenteve kyçe do të gjeni edhe detaje, fakte e statistika interesante!

21:40, 2 Korrik 2024

 44’ Mwene tenton nga e majta e sulmit austriak, por topi përfundon jashtë.

42′ Yuksek merr karton të verdhë, Në rast kualifikimi të Turqisë do të mungojë në çerekfinale.

41’ Güler synon në krahun e majtë. Topi largohet nga mbrojtja austriake.

38′ Karton i verdhë për Schmid, ndonëse nuk ishte i paralajmëruar nga arbitri për faulle të mëparshme.

35′ Austria dhe Turqia po luajnë me ritëm të lartë , ndeshja zhvillohet në çdo pjesë të fushës.

21:34, 2 Korrik 2024

A e dini se:

Merih Demiral, me golin e shënuar ndaj Austrisë pas 57 sekondash lojë, shkroi emrin e tij në historinë e Europianit. Goli i mbrojtësit turk, është i dytë më i shpejtë në historinë e Europianëve. Vendi i parë, i takon fantazistit të Shqipërisë, Nedim Bajrami, që shënoi ndaj Italisë pas 23 sekondash lojë.

Për të parë listën e golave më të shpejtë, ju ftojmë të lexoni lajmin e plotë duke klikuar KËTU!

21:27, 2 Korrik 2024

32’ Montella ka bazuar lojën e ekipit turk tek presingu i lartë. Suprizë për austriakët të cilët aplikojnë “gegenpressing”, stilin e lojës që është karakteristikë e trajnerit austriak Rangnick.

29’ Këmbëngulja e madhe e Kadıoğlu bën që Schmid të shkaktojë faull ndaj tij në krahun e majtë. Turqia  synon të shtyjë sa më shumë Austrinë.

27’ Arnautović hyn në të majtë dhe tenton të gjejë Schmid me një pasim të zgjuar diagonal në zonë. Günok del nga linja e tij dhe mbyll para se të arrijë Schimd.

26‘ Tentojnë turqit me Yilmaz, i cili dërgoi një top në zonë, por Guler nuk e arrin.

21:25, 2 Korrik 2024

Detaje që duhet t’i dini

Sfida luhet në stadiumin e Leipzig-ut, shtëpinë e RB Leipzig. Ky impiant ka një kapacitet prej 40 mijë tifozësh.

Pas ndeshjes Austri-Turqi, stadiumi i thotë “mirupafshim” Euro 2024 sepse është sfida e fundit që mikpret në këtë turne.

21:18, 2 Korrik 2024

25′ Goditja e dytë radhazi nga këndi për turqit. Demiral godet me kokë, por topi shkon mbi shtyllën horizontale.

24‘ Godije dënimi për Turqinë. Mbrojtësat austriakë largojnë topin në goditje këndi.

19’ Guler nga distanca pasi ka parë portierin kundërshtar jashtë portës, por topi del jashtë.

17′ Austriakët në sulm. Të gjithë turqit në zonën e tyre.

14’ Guler lëviz mirë dhe arrin vijën anësore djathtas. Danso largon topin e dërguar prej tij.

21:15, 2 Korrik 2024

Goli i Demiral kundër Austrisë

21:01, 2 Korrik 2024

12′ Sabitzer ekzekuton goditjen e dënimit, por topi përplaset në murin turk dhe tjetër goditje nga këndi.

11′ Goditje dënimi për austriakët. Baumgartner u pengua dhe karton i verdhë për Kokçu.

8′ Mwene nervoz pas fillimit të tmerrshëm të Austrisë, e godet topin por gabon gjithçka.

7′ Goditje nga këndi për austriakët. Godet me kokë Lienhart, por topi shkon jashtë.

5′ Rrezikon Austria. Një goditje nga këndi dhe rrëmujë në zonë. Rast i ngjashëm me golin e shënuar nga turqit.

1′ Shënon Turqia. Pas goditjes nga këndi, turqit në avantazh me Demiral.

1′ Nis ndeshja!

20:59, 2 Korrik 2024

Euro 2024 | Austri-Turqi 1-2, turqit “fluturojnë” në çerekfinale pas një ndeshjeje spektakolare

FORMACIONET

Austria: Pentz, Danso, Posch, Seiwald, Arnautovic, Sabitzer, Lienhart, Mwene, Schmid, Baumgartner, Laimer

Turqia: Gunok, Demiral, Kokçu, Guler, Bardakci, Muldur, Kadioglu, Yildiz, Yilmaz, Ayhan, Yuksek

REDAKSIA TVKLAN.AL