Ernest Muçi shënoi gol në fitoren 4-2 të Beshiktashit kundër Antaliaspor.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 88’ të lojës duke arritur të realizojë golin e parë në këtë sezon.

Ernest Muçi është një ndër lojtarët më të përfolur në merkaton e kësaj vere në Turqi duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve vendase por edhe në kampionate prestigjoze.

Muçi u ble për 10 milionë Euro nga Legia e Varshavës, por vlera e kartonit të tij është rritur.

Tv Klan