Futbollisti i Nurnberg, Niklas Sommer, është dhunuar nga tifozët e skuadrës së tij. Shkak për këtë sulm, është bërë një foto e postuar nga lojtari në rrjetet sociale.

Sommer, publikoi një foto në profilin e tij, ku shihej me fanellën e Bayern Munich, një rival i Nurnberg.

Kjo nuk është pritur mirë nga tifozët, pavarësisht se lojtari e fshiu foton pak minuta më vonë. Tifozët e klubit gjerman, protestuan me pankarta në stadium, por nuk u mjaftuan me kaq.

Një pjesë e tyre, i bënë pritë pranë shtëpisë dhe dhunuan Sommer-in. Klubi i Nurnberg, i cili militon në Bundesliga 2, dënoi veprimin, ndërsa policia ka nisur një hetim, për të zbuluar autorët.

Sommer mori dëmtime të shumta në fytyrë, ndërsa u transportua në spital, për të marrë ndihmën mjekësore. /tvklan.al