Një mjek austriak lejoi vajzën e tij adoleshente të hapte një vrimë në kafkën e një pacienti.

Në muajin janar, një 33-vjeçar që kishte pësuar një aksident u dërgua me një ambulancë ajrore në Spitalin Universitar Graz në Austrinë juglindore, me plagë të rënda në kokë, raportoi gazeta vendase Kronen Zeitung.

Atij i nevojitej një ndërhyrje urgjente, por kirurgu lejoi vajzën e tij 13-vjeçare që të merrte pjesë në operacion. Gazeta raportoi se ajo madje hapi një vrimë në kafkën e tij.

Ndërhyrja vijoi pa ndërlikime, por pacienti ende s’mund të punojë ndërsa hetimet ndaj ekipit mjekësor vijojnë ende. Në muajin prill, një ankesë anonime iu drejtua zyrës së prokurorit lidhur me këto akuza. Në korrik, viktima u informua nga policia rreth situatës.

Kirurgu dhe një specialist tjetër që ishte i pranishëm gjatë operacionit janë pushuar nga puna.

Viktima fillimisht e mësoi lajmin nga mediat përpara se autoritetet t’i komunikonin që ishte dëshmitar i hetimit. 

“Ti shtrihesh aty. I pavullnetshëm, i pavetëdijshëm dhe bëhesh një derrkuc Guinea. S’ka si ta thuash ndryshe…s’është e mundur. S’mund ta bësh”, tha avokati i pacientit.

Ai shtoi se çdokush që ka qenë i pranishëm gjatë ndërhyrjes mban përgjegjësi dhe spitali nuk e ka kontaktuar pacientin pas ngjarjes./tvklan.al