Coldplay do të mbajë këtë javë disa koncerte në Austri. Për të siguruar që gjithçka do të shkojë mirë autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë.

“Për këto koncerte do të mobilizohen qindra policë, me uniformë apo civilë”, sqaron policia në një njoftim për mediat, duke njoftuar gjithashtu se do të ketë barrikada dhe parkingje që mund të shfrytëzohen vetëm nga persona të autorizuar.

Këto janë koncertet e para të mëdha të organizuara në stadiumin e Vjenës pas anulimit të atyre të Taylor Swift.

Më 7 gusht, koncertet e këngëtares amerikane u anuluan pas arrestimit të tre të rinjve të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist.

Klan News