Turjan Hysko, producenti i programit të humorit “Klanifornia” në Tv Klan, ka dhënë një lajm mjaft të trishtë përmes një postimi në InstaStory. Mes dhimbjes, Hysko ka treguar se është ndarë nga jeta babai i Alban Kondit dhe të ndjerit Dr. Flori.

“Xhaxhi Met atje të pret Florani që e doje e të ngjante aq shumë! Për të gjithë ne do mbetesh doktori i madh në familjen Kondi!  Një burrë fisnik, i mençur, pozitiv, me librat e tu të pafundëm, muzikën klasike dhe vreshtat fiks si të kishe ardhur nga një tjetër epokë! Lamtumirë shahistit që nuk e mposhta asnjë herë! P.s Sa herë më pyesin, ore po Doktor Flori dhe Albani ku e gjetën talentin dhe mirësinë, u them: Mjafton të njihni babën e vet”, ka shkruar Hysko./tvklan.al