“Inflacioni ka pësuar rënie, trajektore e cila do vijojë edhe muajt e ardhshëm”

Pavarësisht goditjeve të jashtme, rritja ekonomike në vendin tonë ka qenë e qëndrueshme, sikurse nga ana tjetër edhe inflacioni ka pësuar rënie muajt e fundit.  Këto gjetje u bënë të ditura nga Raporti i Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë.

“Rritja ekonomike në vend ka qenë relativisht e fortë dhe e qëndrueshme. Në 3 mujorin e katërt niveli i inflacionit ra.”

Inflacioni sipas Bankës së Shqipërisë do të pësojë sërish rënie gjatë muajve të ardhshëm.

“Në projeksionet tona, 3 muajt e ardhshëm do ketë rënie të inflacionit.”

Megjithatë shtrenjtimi i faturave financiare të importeve të mallrave apo energjisë elektrike pati impakt të konsiderueshëm në ekonominë e vendit.

“Tani jemi importues të mallrave çmimet e të cilave janë rritur në tregun ndërkombëtar, jo vetëm lëndë ushqimore por edhe lëndë të tjera bazë si përshembull importi i energjisë elektrike apo i naftës së përpunuar.”

Falë ndërhyrjeve të Bankës Qendrore edhe kursi i këmbimit valutor mbetet i qëndrueshëm.

“Ne kemi krijuar premisa për një kurs këmbimi të qëndrueshëm. Në momentin që bankat kryesore qendrore fillojnë me rritje të interesit, ky është një presion mbi kursin e këmbimit valuator.”

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar vazhdimin e rritjes së normës bazë të interesit gjatë 2023, por pritet të ketë një trajektore më të butë krahasuar me vitin 2022.

Klan News

/tvklan.al