Do investohen 7 milionë Dollarë këtë vit

Bankers Petroleum Albania, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend ka nisur trajtimin e mbetjeve hidrokabure si pjesë e planit të saj ambicioz për mjedisin.

“Bankers do të investojë mbi 7 milionë Dollarë në trajtimin e mbetjeve të naftës këtë vit”.

Kompania po bashkëpunon tashmë me një nga prodhuesit më të mëdhenj të çimentos në vend, ANTEA Cement për trajtimin e mbetjeve hidrokabure.

Çdo ditë, kamionët e mbyllur hermetikisht dhe të certifikuar, transportojnë mbetjet në fabrikën e Antea-s.

Djegia e mbetjeve të rrezikshme në furrat e çimentos, konsiderohet një metodë e sigurt dhe më e mira e disponueshme. I gjithë ky proces siguron që nuk ka ndotje dytësore dhe kjo ishte arsyeja kryesore që çoi në nisjen e bashkëpunimit të Bankers me Antea Cement.

Por kompania nuk do ndalet me kaq.

“Ne do të ndërtojmë në fushën e Patos Marinzës njësinë trajtuese të mbetjeve të naftës, çka përbën dhe risi për industrinë e naftës në vend. Ambicia jonë është të jemi miqësor me mjedisin dhe për këtë do vijojmë me këto investime të rëndësishme”.

Prej vitesh në tregun shqiptar, Bankers vijon të japë një kontribut jo vetëm për zonën ku operon, por edhe për banorët.

Tv Klan