Bankers Petroleum mundësi pune për të rinjtë
Ofron program të dedikuar për praktikat mësimore
Universiteti Politeknik i Tiranës zhvilloi për të dytin vit radhazi Panarin e Punës ku morën pjesë mbi 50 biznese që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.
Ndër kompanitë që zgjoi interes tek studentët për praktika mësimore si dhe vende pune ishte Bankers Petroleum Albania, operatori i fushës më të madhe të naftës në vend, Patos-Marinëz. Bankers ka një program të dedikuar për praktikat mësimore dhe në mënyrë të vazhdueshme ofron mundësi për studentët e degëve inxhinierike.
Huanqin Xiao: Mund të them me krenari se Bankers Petroleum Albania është një nga punëdhënësit më të mirë në Shqipëri pasi ne ofrojmë standarde të larta pune për stafin tonë. Ne kemi shumë pozicione internshipi dhe jemi të lumtur të shohim që interesi për Bankers është shumë i lartë tek studentët.
Bankers punëson çdo vit studentë të rinj, shtoi CEO i kompanisë, i cili konfirmoi se Bankers është gjithmonë në kërkim të njerëzve të talentuar dhe ambiciozë.
Huanqin Xiao: Ne jemi të interesuar të njohim ambiciet e tyre akademike dhe profesionale. Kur ata bashkohen me ne, kjo është sepse ata besojnë se është një vend i mirë për të punuar, ata besojnë se ata do të jenë të suksesshëm me ne dhe ne i mbështesim fuqimisht.
Gjatë një takimi që CEO i Bankers zhvilloi me zv.Rektoren e Universitetit Politeknik u evidentua rëndësia e bashkëpunimit mes universiteteve dhe tregut të punës.
Tv Klan